Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar në Gjermani


Angela Merkel
Angela Merkel
Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe partia kryesore e qendrës së majtë kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e qeverisë së re.

Negociatorët nga blloku i demokristianëve të Merkelit dhe social-demokratët kanë thënë se kanë rënë në ujdi për “koalicionin e madh” sot në mëngjes.

Megjithatë, marrëveshja duhet të mbështetet në një votim nga anëtarët e social-demokratëve.

Nëse ajo miratohet, Merkel mund të betohet për mandatin e tretë në mes të dhjetorit.

Blloku i saj ka fituar zgjedhjet kombëtare në muajin shtator, por nuk ka arritur shumicën parlamentare.
XS
SM
MD
LG