Ndërlidhjet

Rohani mirëpret marrëveshjen atomike


Hassan Rohani
Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka vlerësuar si hap pozitiv marrëveshjen e përkohshme me fuqitë botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Megjithatë, ai ka thënë se ka ende rrugë të gjatë përpara për të arritur deri te një marrëveshje e plotë.

Rohani ka thënë se nga kjo marrëveshje, e cila lehtëson disa sanksione ndërkombëtare kundër Iranit, mund të përfitojë ekonomia e vendit.

Presidenti, i cili shihet si udhëheqës i moderuar në sistemin islamik të Iranit, po ashtu është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë punën e pasurimit të uraniumit.

Sipas marrëveshjes së përkohshme, Irani duhet të kufizojë pasurimin në pesë për qind, çfarë është nën pragun e mjaftueshëm për të bërë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG