Ndërlidhjet

OKB avancon rezolutën anti-përgjim


Ilustrim
Ilustrim
Një komitet për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e së drejtës për privatësi, të paraqitur nga Gjermania dhe Brazili.

Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Peter Wittig, ka thënë se, edhe pse rezoluta është jodetyruese, ajo është një mesazh i rëndësishëm politik.

Rezoluta, duke mos përmendur asnjë vend, thotë se mbikëqyrja apo përgjimi i të dhënave nga ana e qeverive dhe kompanive “mund të shkelë ose abuzojë të drejtat e njeriut”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, kanë reaguar me zemërim ndaj raporteve se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar thirrjet e tyre telefonike dhe komunikimet zyrtare.

Rezoluta tani do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG