Ndërlidhjet

Libri i psalmeve shitet me çmim rekord në ankand


Sotheby - foto ilustruese

Sotheby - foto ilustruese

Një kopje e atij që besohet të jetë libri i parë i shtypur në territorin që tani janë Shtetet e Bashkuara është shitur në ankand për 14.2 milionë dollarë.

Ky është çmimi i ri rekord për një libër të shitur në ankand.

Libri i psalmeve (“The Bay Psalm Book”), i cili daton nga viti 1640, është vënë në ankand nga korporata Sotheby në Nju Jork.

Biznesmeni dhe filantropi amerikan, David Rubenstein, ka qenë blerësi.

Libri besohet të jetë një nga njëmbëdhjetë kopjet e mbijetuara, që janë shtypur nga kolonët puritanë në Kembrixh të Masaçusetsit, më 1640.

Rekordi i mëparshëm i çmimit të një libri të shitur në ankand është shënuar më 2010, për kopjen e “Birds of America” të John James Audubon.
XS
SM
MD
LG