Ndërlidhjet

Karzai ka dy kushte për nënshkrimin e paktit me SHBA-në


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen dypalëshe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, nëse plotësohen dy kërkesa: t’iu jepet fund bastisjeve ushtarake të SHBA-së në shtëpitë afgane dhe të nisë “procesi real i paqes”.

Karzai ka thënë më herët se nuk do të nënshkruajë marrëveshjen deri pas zgjedhjeve presidenciale, të parapara për prill të vitit 2014, pavarësisht thirrjeve të Këshillit të Madh të Fiseve që ta nënshkruajë atë para fundit të këtij viti.

Por, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Karzai ka thënë se ka marrë garanci nga këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice, se Uashingtoni nuk do të ndërhyjë në zgjedhje dhe se do që zgjedhjet të zhvillohen në kohë, të lira dhe të ndershme.
XS
SM
MD
LG