Ndërlidhjet

logo-print

Në Ukrainë priten protesta të reja masive


Kiev, 26 nëntor 2013.

Kiev, 26 nëntor 2013.

Në Ukrainë priten edhe sot protesta masive kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë nënshkrimin e një marrëveshjeje asociimi me Bashkimin Evropian.

Organizatat studentore kanë bërë thirrje për grevë edukative.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për abuzim të detyrës zyrtare, po vazhdon grevën e urisë, në mbështetje të protestuesve.

Vajza e saj, Eugenia, ka thënë se ajo ka pirë vetëm ujë gjatë dy ditëve të kaluara.

Tymoshenko mbush sot 53 vjet.

Të martën, presidenti Viktor Yanukovych ka thënë se kushtet financiare që ka vënë BE-ja, kanë qenë poshtëruese për Ukrainën.

Yanukovych ka thënë se BE ka ofruar ndihmë prej 610 milionë eurosh.

Sipas tij, ekonomisë së Ukrainës do t’i duheshin 20 miliardë dollarë në vit për të arritur standardet evropiane.

Rusia fqinje thuhet t’i ketë bërë presion Ukrainës për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në.
XS
SM
MD
LG