Ndërlidhjet

Moska arreston 14 radikalë islamistë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse thonë se kanë arrestuar 14 radikalë islamistë në Moskë.

Ministria e Brendshme ka thënë se anëtarët e grupit Takfir val-Hijra janë zbuluar duke fshehur armë dhe eksplozivë në apartamentet e tyre.

Takfir val-Hijra është formuar në Egjipt në vitet 1960 dhe është shpallur i paligjshëm në Rusi më 2010.

Besohet se ka lidhje me Al-Kaidën në një numër vendesh në Evropë dhe gjetkë.

Rusia mbetet në gatishmëri të lartë në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në qytetin Soçi.
XS
SM
MD
LG