Ndërlidhjet

logo-print

Rusia u heq embargon karameleve nga Ukraina


Ilustrim

Ilustrim

Moska do të heqë embargon ndaj karameleve Roshen të Ukrainës.

Shërbimi rus për mbrojtjen e konsumatorit, Rospotrebnadzor, ka thënë se Roshen do të rilejohet të dërgojë prodhimet e tij në Rusi, për aq kohë sa autoritetet sanitare të Ukrainës kontrollojnë secilin prej tyre.

Rospotrebnadzor po ashtu ka thënë se autoritetet sanitare ruse dhe ukrainase janë pajtuar për diskutime të mëtejshme, për sigurimin e cilësisë së duhur në lidhje me mallrat e Ukrainës.

Rusia ka ndaluar importet nga Rosheni në fund të korrikut, duke thënë se mostrat nuk kanë përmbushur standardet sanitare.

Kjo masë është pasuar me të tjera nga Rusia, derisa Kievi ka konsideruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.

Por, javën e kaluar, Ukraina ka hequr dorë nga kjo marrëveshje.
XS
SM
MD
LG