Ndërlidhjet

Thaçi i uron Ramës 28 Nëntorin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit.

“28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë”.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës shtetit shqiptar për kontributin që ka dhënë në të gjitha periudhat për Kosovën”, thuhet mes tjerash në telegramin e urimit të zotit Thaçi.
XS
SM
MD
LG