Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Refugjatet siriane përdhunohen në Liban


Logoja e Human Rights Watch

Logoja e Human Rights Watch

Gratë refugjate, të cilat janë larguar nga konflikti në Siri për në Liban, janë keqtrajtuar seksualisht nga punëdhënësit, pronarët dhe një punonjës i një grupi lokal të ndihmës, bën të ditur organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.

Kjo e fundit thotë se ka intervistuar dhjetëra gra, të cilat kanë qenë nën presion për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ato nuk i kanë raportuar rastet tek autoritetet nga frika e hakmarrjes së abuzuesve apo nga frika e arrestimit, për shkak të mungesës së dokumenteve valide, thotë HRW, raporton Reuters.

“Gratë që kanë ikur nga vdekja dhe shkatërrimi në Siri, duhet të gjejnë strehim të sigurt në Liban dhe jo abuzim seksual”, ka thënë Liesl Gerntholtz, nga HRW.

Kombet e Bashkuara thonë se 800,000 refugjatë sirianë ndodhen në Liban.
XS
SM
MD
LG