Ndërlidhjet

Siri: Qeveria – pjesëmarrëse në bisedimet në Gjenevë


Pamje e dëmtimeve nga konflikti në Siri
Pamje e dëmtimeve nga konflikti në Siri
Qeveria e Sirisë thotë se do të marrë pjesë në bisedimet paqësore ndërkombëtare në Gjenevë, por i ka hedhur poshtë thirrjet për tërheqjen e presidentit, Bashar al-Assad.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Sirisë tha sot se “periudha koloniale ka përfunduar”, duke iu përgjigjur komenteve të zyrtarëve britanikë dhe francezë, se Assadi nuk do të ketë rol në tranzicionin politik në Siri.

Ky zyrtar sirian tha se Siria nuk shkon në Gjenevë “për ta dorëzuar pushtetit” te dikush tjetër.

Pritet që takimi në Gjenevë do të mbahet më 22 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa lista e plotë e pjesëmarrësve ende nuk është kompletuar.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka fajësuar opozitën në Siri për vonesa lidhur me bisedimet paqësore në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG