Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Qeveria ende e interesuar për marrëveshje me BE-në


Mykola Azarov

Mykola Azarov

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, thotë se negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Evropian, po vazhdojnë megjithë vendimin e para disaditëve për të mos e nënshkruar marrëveshjen në samitin e Vilniusit në Lituani.

Komentet e Azarovit në mbledhjen e sotme të qeverisë, u bënë në periudhën kur qindra protestues janë tubuar afër ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Kiev, për të katërtën ditë me radhë, për të kërkuar që presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ta tërheq vendimin dhe ta nënshkruaj marrëveshjen me BE-në.

Protestuesit proevropianë, sot në mëngjes i kanë demontuar dy kampe më të vogla në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, për ta konsoliduar kampin kryesor në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Njëherësh, ish-kryeministrja e burgosur, Yulia Tymoshenko, e vazhdon grevën e urisë në mbështetje të protestave për Bashkimin Evropian.

Vajza e saj, Yevhenia, tha se e ëma, gjatë dy ditëve të kaluara, nuk ka marrë ushqim, por vetëm ka pirë ujë.
XS
SM
MD
LG