Ndërlidhjet

Strasburg: Gjykata e filloi rastin kundër Francës për ferexhe


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Evropiane për të Drejat e Njeritu sot e ka filluar dëgjimin kundër Francës për ndalimin e bartjes së ferexhesë.

Në vitin 2011 Franca e ka miratuar ligjin sipas të cilit shkelëset mund të gjobiten ose të detyrohen t’i ndjekin ligjëratat civile.

Femra myslimane, që e ka paraqitur rastin në Strasburg, tha se legjislaciuoni i shkel të drejtat e saj për “liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të religjionit”.

Mbështetësit e ligjit kërkojnë që gjykata ta mbrojë legjislacionin për ndalimin e ferexhesë.

Liga Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave tha se legjislacioni “në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me lirinë dhe dinjitetin” dhe se mbulimi i plotë i fytyrës paraqet “shuarje të gruas si një individualitet në publik”.

Pritet që procesi në gjykatën e Starasburgut të vazhdoj për muaj të tërë.

Në Francë jeton numri më i madh i pakicës myslimane në Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG