Ndërlidhjet

Kazakistan: Studentët e tregojnë dashurinë për presidentin


Pamje nga kryeqyteti Astana në Azerbajxhan

Pamje nga kryeqyteti Astana në Azerbajxhan

Më se 3 mijë studentë pritet që publikisht ta shprehin dashurinë e tyre ndaj presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Universiteti shtetëror për drejtësi dhe humanizëm, në kryeqytetin Astana, sot e ka publikuar një deklaratë duke thënë se aksioni publik do të mbahet nesër.

Presidenti Nazarbaev, i cili është në këtë post prej vitit 1989, është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendëse për të drejtat e njeriut, për gjendjen e dobët të të drejtave të njeriut, për burgosjen e kritikëve të qeverisë dhe për presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe mediave në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG