Ndërlidhjet

Pakistan: Publikohet emri i supozuar i agjentit të CIA-s


Simboli i agjencisë CIA në dysheme të ndërtesës së selisë në Langley të Virxhinias
Simboli i agjencisë CIA në dysheme të ndërtesës së selisë në Langley të Virxhinias
Partia politike e ish yllit të kriketit në Pakistan, Imran Khan, e ka bërë publik atë që thotë se është emri i shefit të stacionit të agjencisë CIA në Islamabad.

Partia PTI e Imran Khanit i ka zgjeruar protestat kundër Shteteve të Bashkuara, pas sulmit vdekjeprurës me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në një qendër të rrjetit Haqqani, që është e ndërlidhur me talibanët, javën e kaluar.

Zëdhënësi i CIA-s, Dean Boyd, nuk e konfirmuar emrin e shefit të stacionit të kësaj agjencie në Islamabad dhe ka refuzuar të komentoj lidhur me pretendimet e partisë PTI.

Në vitin 2010, shefi i stacionit të CIA-s në Islamabad ishte detyruar të largohej, pasi një zyrtar i Pakistanit, kishte pranuar se emri i tij kishte rrjedhë në opinion.

Në vitin 2011, mediat lokale e kanë publikuar emrin e supozuar të shefit të stacionit në Islamabad.

Në të dy rastet, raportet e mediave thonin se emrat kishin rrjedhur nga shërbimi i inteligjencës pakistaneze, ISI, si hakmarrje ndaj CIA-s për atë që është parë si cenim i terrenit të agjencisë ISI.
XS
SM
MD
LG