Ndërlidhjet

Serbi: Banorët e bllokojnë transportin e azilkërkuesve


Pamje nga një kamp refugjatësh në Serbi
Pamje nga një kamp refugjatësh në Serbi
Disa qindra njerëz sot e kanë bllokuar rrugën afër kryeqytetit Beograd në Serbi, për ta ndalur autobusin që i transportonte azilkërkuesit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, në një kompleks në një lagje të qytetit Ushqe.

Radio Evropa e Lirë raporton se 75 azilkërkues ishin transferuar nga një qendër refugjatësh, që udhëhiqet nga qeveria, në Bogovagja në pjesën qendrore të Serbisë, e cila ishte e tejmbushur.

Raportohet se afro 250 azilkërkues e kanë kaluar natën pa kulm mbi kokë, derisa kishte rënë borë dhe bënte të ftohtë, meqë qendra me 150 shtretër ishte e mbushur.

Banorët lokalë në Ushçe kanë thënë se nuk i dëshirojnë njerëzit nga Algjeria dhe Siria, ose vendet e tjera, në fshatin e tyr, meqë kanë shqetësime për siguri.

Komisionari i Serbisë për Refugjatë tha se po vazhdon puna në zhvendosjen e azilkërkuesve nga Bogovagja, të cilëve u duhet strehimi, në lokacionet alternative nëpër Serbi.
XS
SM
MD
LG