Ndërlidhjet

Zarif: Marrëveshja e mbron programin atomik të Iranit


Javad Zarif duke folur në Parlamentin e Iranit

Javad Zarif duke folur në Parlamentin e Iranit

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, sot në fjalimin para Parlamentit të Iranit, i ka ionformuar deputetët për marrëveshjen e arritur atomike me fuqitë botërore gjatë fundjavës.

Ministri Zarif tha se marrëveshja e përkohshme, e cila i mundëson Iranit disa lehtësime nga sanksionet ndërkombëtare, e mbronë interesin kombëtar të Republikës Islamike të Iranit.

Ai ka pretenduar se sipas marrëveshjes, është njohur zyrtarisht “e drejta e Iranit” për pasurim të uraniumit.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se asnjë vend nuk e ka këtë të drejtë eksplicite sipas Marrëveshjes për Moszgjerim, ku bënë pjesë edhe Irani.

Javad Zarif tha se Teherani do të krijoj transparencë lidhur me programin e tij atomik, për të garantuar se aktivitetet e tij mbeten paqësore dhe se nuk do të synohet prodhim i armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG