Ndërlidhjet

Kapet një nga tre të arratisurit e burgut të Drenovës


Burgu i Drenoves
Burgu i Drenoves
Gëzim Toma është i arratisuri i pestë që kapet nga 7 të arratisurit e burgut të Drenovës.

Ai u kap nga policia greke në territorin grek, në pyllin e quajtur "Eleftaora".
Gëzim Toma është kapur në ditën e pestë të arratisjes.

Kapja e Gëzim Tomës është arritur pas shkëmbimit të zjarrit që tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Drenovës, patën me policinë greke.

Nuk njoftohet për të plagosur.
Policia greke është në kërkim të dy të arratisurve të tjerë Gëzim Lulos dhe Reiz Haxhirajt.
Të shtunën 7 të burgozur qenë arratisur nga burgu i Drenovës. Pesë prej tyre janë zënë, ndërsa dy ende janë në arrati.

shumë prej drejtuesve dhe punonjës të burgut të Drenovës janë pezulluar dhe janë duke u zhvilluar hetime për këtë rast.
XS
SM
MD
LG