Ndërlidhjet

Obama i uron Nishanit Ditën e Pavarësisë


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka uruar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, Ditën e Pavarësisë, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale.

Në mesazhin e tij, zoti Obama vlerësoi se Shtetet e Bashkuara “si partner krenar dhe mik” i bashkohen popullit shqiptar në festimin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor.

Mëtutje në mesazh, thuhet se të dy vendet “gëzojnë një partneritet të fortë e të veçantë, të bazuar në interesa të përbashkëta”.

Presidenti Obama mëtutje thotë se e “vlerëson përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale, përfshirë edhe përpjekjet tona të vazhdueshme e të përbashkëta në Afganistan, si dhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndnrueshmërisë në Ballkan”.

Presidenti amerikan e ka shfaqur shpresën “për vazhdimin dhe fuqizimin” e marrëdhënieve të dy vendeve në të ardhmen.

“Ne zotohemi për mbështetjen tonë të plotë derisa vendi juaj përparon në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në bashkësinë evroatlantike”, thekson presidenti Barack Obama, në mesazhin e urimit dërguar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në fund të urimit, zoti Obama i dërgon “urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë” së Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG