Ndërlidhjet

Bosnjë: Politikani i lartë akuzohet për abuzim të pozitës


Zhivko Budimir
Zhivko Budimir
Zhivko Budimir, presidenti i Federatës myslimano-kroate, që është njëri nga rajonet autonome të Bosnjë Hercegovinës, është akuzuar për keqpërdorim të pozitës.

Ai është zyrtari më i lartë në Bosnjë që ballafaqohet me akuza të tilla.

Zhivko Budimir, që me kombësi është kroat, dhe gjashtë persona të tjerë, janë akuzuar për aranzhimin e faljes së 27 njerëzve pa arsye përkatëse juridike.

Prokurorët thanë se disa nga personat, që ishin amnistuar, ishin të dënuar për krime serioze, siç janë vrasja, trafikimi i drogës dhe mospagesa e taksave.

Zhivko Budimir i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai ishte arrestuar në muajin prill të këtij viti dhe më vonë është liruar për tu mbrojtur në liri.

Prej përfundimit të luftës në periudhën 1992-95, Bosnjë Hercegovina është e ndarë në dy entitete autonome, Republika serbe dhe Federata myslimano-kroate.
XS
SM
MD
LG