Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kerry viziton Lindjen e Mesme


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry, po përgatitet për një udhëtim tejoqeanik në Lindjen e Mesme dhe në Moldavi.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se udhëtimi do të bëhet prej 3 e deri më 6 dhjetor.

Në Jerusalem, zoti Kerry do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen e re, që është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, për programin atomik iranian.

Netanyahu ka shprehur kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj marrëveshjeje.

Pritet që sekretari Kerry, poashtu, do ta vizioj edhe Ramallahun, për bisedime me presidentin e Autoritetetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me procesin paqësor ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë qëndrimin në Moldavi, zoti Kerry do të takohet me zyrtarët e këtij vendi për të diskutuar për rrugën e Moldavisë drejt integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG