Ndërlidhjet

Gazeta: NSA i ka spiunuar veset porno të islamistëve


Selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Merilend të Shteteve të Bashkuara
Selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Merilend të Shteteve të Bashkuara
Një raport thotë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e Shteteve të Bashkuara i ka spiunuar veset e shikimit të pornografisë nga ana e radikalëve të dyshuar islamistë, si pjesë e operacionit të përpjekjeve për diskreditimin e tyre.

Faqja në Internet e gazetës The Huffington Post tha se ka informacione nga dokumentet e zbuluara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Në raport theksohet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë i ka gjurmuar gjashtë “radikalizues” dhe vizitat e tyre në faqet me pornografi në Internet.

Thuhet se vëzhgimi i dyshuar elektronik kishte për qëllim të gjej “dobësi personale” për ta shkatërruar kredibilitetin e tyre njerëzor.

Në raport citohet dokumenti ku thuhet se ekspozimi i disa aktivitetever të caktuara të radikalëve të dyshuar mund të çoj në “degradimin ose humbjen e autoritetit të tij”.

Në raport nuk emërohen gjashtë personat e dyshuar dhe thuhet se asnjëri prej tyre nuk ishte i akuzuar ose i involvuar në komplote terroriste.
XS
SM
MD
LG