Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Policia thotë se i ka zënë tre të ikurit nga burgu në Shqipëri


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet e Greqisë thonë se i kanë zënë tre të burgosurit e fundit nga një grup i të burgosurve prej 7 vetësh, që kishin ikur nga një burg në Shqipëri, javën e kaluar, në një operacion gjatë natës në malet që i ndajnë të dy vendet.

Në njoftimin e policisë theksohet se tre të ikurit ishin ndalur nga patrulla kufitare mbrëmë vonë. Një person ishte arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë që ishin larguar, ishin zënë ndaras sot herët në mëngjes, raporton AP nga Selaniku.

Shtatë të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Shqipërisë, të gjithë duke i vuajtur dënimet me burg të përjetshëm për vrasje, kanë ikur ditën e shtunë.

Katër të arratisur të tjerë ishin zënë brenda 24 orëve në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG