Ndërlidhjet

Fyle: Keqardhje e Brukselit për vendimin e Ukrainës


Stefan Fyle
Stefan Fyle
Brukseli ka shprehur keqardhje për vendimin e Ukrainës për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit dhe atë për tregti të lirë me Bashkimin Evropian, në samitin e Partneritetit Lindor në Vilnius të Lituanisë.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha sot në një konferencë të shoqërisë civile në Vilnius se Kievit, se Ukraina po e humbë “mundësinë unike për ta kthyer trendin dekurajues të rënies së investimeve të jashtme direkte dhe për t’i dhënë shtytje negociatave të Ukrainës me FMN-në për marrëveshjen e re stand-by”.

Ai, poashtu, ka thënë se shumë prej mundësive të reja për modernizim dhe investime në Ukrainë tash do të shtyhen.

Këto komente u bënë para samitit, që fillon në orët e mbrëmjes, e në të cilin, poas zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, marrin pjesë Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, që janë anëtare të programit Partneriteti Lindor të BE-së.
XS
SM
MD
LG