Ndërlidhjet

ANEB: Ftesë nga Irani për vizitë në Arak


Yuyika Amano

Yuyika Amano

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamor (ANEB) thotë se Irani i ka ftuar inspektorët e Kombeve të Bashkuara për ta vizituar kapacitetin e ndërlidhiur atomik në Arak më 8 dhjetor, ka thënë sot drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Yuyika Amano, në takimin e bordit të guvernatorëve, në mbledhjen në Vjenë.

Sipas marrëveshjes së arritur të dielën me fuqitë botërore, Irani është pajtuar ta ndalë pasurimin e uraniumit për gjashtë muaj dhe për të mos e aktivizuar reaktorin në Arak ose për ta transferuar karburantin apo ujin e rëndë në vendin e reaktorit.

Në këmbim për këtë, do të tërhiqen disa sanksione ndërkombëtare kundër Iranit.

Reaktori kërkimor, që ka filluar të ndërtohet në Arak, ka krijuar shqetësim për komunitetin ndërkombëtar, pasi një nga prodhimet e tij anësore nga karburanti i shfrytëzuar, do të mund të jetë plutoniumi me shkallë armatimi.
XS
SM
MD
LG