Ndërlidhjet

BE: Gjeorgjia e mbështet Marrëveshjen për Asocim


Pamje nga Vilniusi në Lituani
Pamje nga Vilniusi në Lituani
Gjeorgjia e ka vënë nënshkrimin inicial në Marrëveshjen për Asocim me Bashkimin Evropian, para samitit të Partneritetit Lindor, që fillon sot më vonë në Vilnius të Lituanisë.

Zëvendësministri i parë i jashtëm, David Zalkaliani, i cili e udhëheq delegacionin e vendit të tij në Vilnius, i tha Radios Evropa Lirë se nënshkrimi inicial në dokumentin me afro 1 mijë faqe, nënkupton se tashmë është dokument i pakthyeshëm.

Marrëveshja e Asocimit e nënshkruar përfundimisht nga Brukseli dhe Tbilisi, i ofron Gjeorgjisë integrim më të afërt ekonomik, juridik, gjyqësor e të tjera, me BE-në.
XS
SM
MD
LG