Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët: Të lavdërohet kapiteni vendës i kriketit, e jo lojtari indian


Kapiteni pakistanez i kriketit Misbah-ul-Haq (djathtas) dhe ai afgan Noroz Mangal para një takimi në të cilin ka fituar Pakistani

Kapiteni pakistanez i kriketit Misbah-ul-Haq (djathtas) dhe ai afgan Noroz Mangal para një takimi në të cilin ka fituar Pakistani

Talibanët e Pakistanit kanë kërkuar nga mediat e këtij vendit, që të tregojnë më tepër krenari kombëtare dhe ta mbështesin kapitetin e kriketit, Misbah-ul-Haq.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Shahidullah Shahid, është paraqitur në një video në Internet, së bashku me dy persona të maskuar, me ç’rast tha se kapiteni Misbah duhet të nderohet, megjithqë ai është “lojtar patetik”, por “përfundimisht ai është paksitanez”.

Misbah rregullisht kritikohet për taktikën e tij konservatore si kapiten dhe stilin jo agresiv të lojës.

Zëdhënësi taliban u ka tërhequr vërejtjen mediave që ta ndalin lavdin për heroin e kriketit nga India, Sachin Tendulkar, i cili është tërhequr më 16 nëntor, pas karrierës së shkëlqyeshme 24 vjeçare.
XS
SM
MD
LG