Ndërlidhjet

Rusi: Pjesëtari i fundit i organizatës Greenpeace lirohet me pagesë


Pamje nga një protestë e aktivistëve të organizatës Greenpeace
Pamje nga një protestë e aktivistëve të organizatës Greenpeace
Një gjykatë ruse e ka liruar me pagesë pjesëtarin e fundit të ekuipazhit të anijes së organizatës Greenpeace, i përbërë prej 30 aktivistëve, që ishin arrestuar nga autoritetet gjatë një proteste para më tepër se dy muajve.

Greenpeace tha se australiani, Colin Rusell, do të lirohet nga burgu, kur gjykata në Shën Petersburg ta pranoj pagesën e organizatës Greenpeace, në shumë prej 60 mijë dollarësh amerikanë.

Në muajin shtator, autoritetet e Rusisë e konfiskuan anijen Arctic Sunrise të organizatës Greenpeace, dhe i burgosën 28 aktivistë dhe dy gazetarë, që ishin në anije.

Të gjithë ata, pos australianit Rusell, ishin liruar në pritje të procesit gjyqësor lidhur me akuza për huliganizëm, për shkak të protestës në një platformë të kompanisë ruse të naftës Gazprom në Arktik.
XS
SM
MD
LG