Ndërlidhjet

Luksemburg: Vendime të ndryshme të gjykatës evropiane


Pamje nga një pjesë e Luksemburgut

Pamje nga një pjesë e Luksemburgut

Një gjykatë e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur që BE-ja kishte të drejtë të imponoj sanksione kundër një firme iraniane, që e mbështeste aktivitetin atomik të Iranit, por ka vendosur kundër sanksioneve për një firmë tjetër.

Kompanitë Kala Naft dhe Fulmen ishin përfshirë në listën e Bashkimit Evropian, për bllokimin e fondeve, por ato ushtruan ankesë në gjykatë kundër kësaj liste.

Në vitin 2012 Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian mori vendim në të cilin thuhej se përfshirja e tyre në listë ishte jokorrekte.

Por, Gjykata e Drejtësisë e ktheu këtë vendim sot në rastin e kompanisë Kala Naft, duke argumentuar se gjykata e nivelit më të ulët nuk e kishte pasur parasysh vendimin e Kombeve të Bashkuara për ta zgjeruar zbatimin e sanksioneve.

Por, gjykata e ka mbështetur vendimin e vitit 2012 për ta larguar kompaninë Fulmen nga lista, duke thënë se nuk ishin paraqitur prova të nevojshme.
XS
SM
MD
LG