Ndërlidhjet

Gjykata i jep të drejtë BE-së për sanksionet ndaj një kompanie iraniane


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata kryesore e BE-së ka vendosur që unioni 28 anëtarësh ka pasur të drejtë në vendosjen e sanksioneve ndaj një kompanie iraniane, e cila kishte mbështetur aktivitetet bërthamore të Iranit, por ka vendosur kundër sanksioneve për një firmë tjetër po nga Irani.

Kompanitë Kala Naft dhe Fulmen, ishin përfshirë në listën e entiteteve, fondet e të cilave duhej të ngriheshin nga ana e BE-së, por këto dy kompani i kishin kundërshtuar snaksionet.

Në vitin 2012, Gjykata e Përgjithshme e BE-së, kishte vendosur që këto dy kompani ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga ana e BE-së.

Megjithatë, Gjykata e Drejtësisë e BE-së e ndryshoi këtë vendim gjatë ditës së sotme, duke vendosur që në rastin ndaj kompanisë Kala Naft, BE-ja kishte pasur të drejtë në vendosjen e sanksioneve.

Ky vendim i ri sqaron se në vendimin e mëhershëm të Gjykatës së Përgjithshme nuk ishte marrë para sysh një vendim i Kombeve të Bashkuara për të zgjeruar sanksionet.

Gjykata nuk e ndryshoi vendimin e vitit 2012 për kompaninën tjetër, Fulmen.
XS
SM
MD
LG