Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Ushtria iu merr rebelëve qytetin Deir Attiyeh


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria siriane ka rimarrë një qytet strategjik afër kufirit me Libanin, më pak se një javë pasi e humbi atë nga rebelët.

Rimarrja e qytetit të Deir Attiyeh, vjen në kohën e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbajtur një konferencë të paqes, e cila synon t’i japë fund konfliktit 32 mujor sirian.

Forcat qeveritare po përpiqen të korrin sa me shumë fitore ushtarake, të cilat do t’iu shërbejnë si përparësi në bisedimet e Gjenevës, të caktuara për 22 janar.

Edhe qeveria e presidentit Bashar al-Assad dhe grupimi opozitar sirian i përkrahur nga fuqitë botërore perëndimore, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara.

Megjithatë qeveria ka thënë se në Gjenevë nuk do të shkojë për të dorëzuar pushtetin, por për të diskutuar një marrëveshje eventuale politike.

Opozita, në anën tjetër, kërkon që negociatat të pasohen nga një periudhë tranzicioni, në të cilët regjimi i Assadit nuk do të kishte asnjë rol.
XS
SM
MD
LG