Ndërlidhjet

Bildt: Rusia po aplikon sjelljen e dikurshme


Ministri i Jashtëm Suedez,Carl Bildt

Ministri i Jashtëm Suedez,Carl Bildt

Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, duke folur sot në vigjilie të hapjes zyrtare të Samitit të BE-së për Partneritet me Lindjen, ka komentuar rreth sjelljes së Rusisë në raport me aspiratat evropiane të vendeve pjesëmarrëse në këtë samit.

"Ajo çfarë ne kemi parë kohë pas kohe nga Rusia, ka qenë përdorimi i armëve ekonomike, dhe kjo nuk është diçka e re. Rreth 25 vjet më parë, kur isha për herë të parë në Lituani, lituanezët kërkonin pavarësi, ngase aso kohe ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Përgjigja ruse në atë rast ishte një bllokade e plotë ekonomike, përfshirë gazin, tregëtinë dhe gjithçka tjetër. Ishte shumë ftohtë dhe errët asokohe. Megjithatë, ato veprime nuk e ndryshuan historinë në favor të Rusisë”, ka thënë Bildt.

“Ne kemi parë që Rusia ka ndërmarrë masa të njejta edhe kundër Gjeorgjisë, madje aq shumë sa besoj që rusëve nuk iu ka mbetur asnjë armë tjetër kundër Gjeorgjisë. Kemi parë sjellje të njejtë edhe ndaj Polonisë para disa vjetësh, si dhe kundër Lituanisë. Mendoj se ne duhet ta shohim më nga afër këtë lloj sjelljeje, ngaqë ajo është në kundërshtim me normat që shtetet evropiane duhet t’i aplikojnë ndaj njëra-tjetrës”, ka përfunduar Bildt.

Samiti për Partneritet me Lindjen, që mbahet në Vilnius, shihet si një mundësi për shumë shtete të Evropës lindore, që të përafrohen me Bashkimin Evropian, në aspiratat e tyre integruese.
XS
SM
MD
LG