Ndërlidhjet

Moldavia pajtohet për Marrëveshjen e Asocimit me BE-në


Logo e Samitit të Vilniusit
Logo e Samitit të Vilniusit
Krahas Gjoergjisë, edhe Moldavia ka vënë inicialet në Marrëveshjen e Asocimit me BE-në, pak para hapjes zyrtare të Samitit të BE-së për Partneritet me Lindjen, punimet e plota të së cilit zhvillohen gjatë ditës së nesërme.

Vënia paraprake e inicialeve, të cilat do të formalizohen në punimet zyrtare të samitit, është e parevokueshme.

Pajtimi për marrëveshjen rreth njëmijë faqëshe, paraqet dakordimin në mes të BE-së dhe Gjeorgjisë e Moldavisë, për të vazhduar punën e përbashkët në përmbushjen e normave të parapara në marrëveshjet e asocimit që ofrohen për vendet e lindjes.

Marrëveshja forcon mardhëniet ekonomike, ndërsa nga shtetet nënshkruese kërkohen reforma ligjore, gjyqësore, dhe ekonomike, konform standardeve evropiane.

Për dallim nga Gjeorgjia dhe Moldavia, Ukraina, kishte vendosur para disa ditësh që të mos nënshkruante një marrëveshje të tillë, një vendim ky që nxiti protesta në shumë qytete të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG