Ndërlidhjet

Merkel: Ukraina e ka ende derën e hapur


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Liderët e BE-së janë mbledhur në Vilnius për Samitin e Partneritetit me Lindjen, punimet e plota të së cilit do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme.

Punimet e samitit pritet të zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, e cila pason vendimin e Ukrainës për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e Asocimit me BE-në.

Pritet që presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, të takohet privatisht me liderët e BE-së, para nisjes praktike të punimeve të samitit.

Në Ukrainë kanë vazhduar protestat, në të cilat mijëra njerëz i kanë kërkuar presidentit Yanukovych të ndryshojë mendim dhe të nënshkruajë marrëveshjen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë me të arritur në Vilnius, se “dera për Ukrainën vazhdon të jetë e hapur”.

Një draft i dokumentit final i samitit, i siguruar nga Radio Evropa e Lirë, përmban vendimin e Kievit për të mos e nënshkruar marrëveshjen, derisa në të njejtën kohë thekson “përkrahjen dhe mobilizimin e paprecedent publik në Ukrainë” në favor të përafrimit me BE-në.
XS
SM
MD
LG