Ndërlidhjet

Maqedoni: Manifestime te shumta për 28 nëntor


Flamuri kombëtar shqiptar

Flamuri kombëtar shqiptar

Dita e flamurit kombëtar, 28 nëntori, është shënuar me manifestime të ndryshme nga shqiptarët e Maqedonisë.

Tubimi qëndror u mbajt në Zajaz të Kërçovës, ku u inaugurua qendra memoriale, “Nëna shqiptare”, në nderim të viktimave shqiptare të luftërave ballkanike.

Në këtë qendër përveç monumentit “Nëna Shqiptare”, janë vendosur edhe pllaka përkujimore me emrat e mbi 500 shqiptarëve të zonës së Kërçovës dhe më gjerë, që besohet të jenë vrarë nga forcat serbe gjatë luftërave ballkanike.

Ndërkohë, në një manifestim tjerë në Llabunisht të Strugës, është përuruar një monument tjetër me flamurin kombëtar të vendosur në një shtizë të lartë 30 metra.

Manifestime janë mbajtur edhe në Kumanovë, në organizim të studentëve, të cilët kanë kërkuar përdorimin zyrtarë të flamurit kombëtar edhe në këtë qytet.

Në bazë të ligjit për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike, flamuri shqiptar përdoret vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.
XS
SM
MD
LG