Ndërlidhjet

OKB: Më shumë se tre milionë refugjatë sirianë


Pamje nga kampet e refugjatëve sirianë, Bullgari

Pamje nga kampet e refugjatëve sirianë, Bullgari

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Futerres, duke folur sot në një konferencë shtypit në Aman të Jordanisë, ka komentuar edhe rreth gjendjes së refugjatëve sirianë.

"Ne kemi regjistruar shifrën e fundit prej gjithsej dy milionë e 645 mijë refushatësh sirianë, të cilët janë detyruar të lënë vendbanimet e tyre. Megjithatë, duke pasur para sysh situatën aktuale në këtë vend, besojmë se shifra reale duhet të jetë edhe më e lartë, dhe se ajo arrin në më shumë se tre milionë të zhvendosur”, ka thënë ai.

Guterres ka shtuar se “ky është momenti që komuniteti ndërkombëtar të kuptojë plotësisht gjendjen e krijuar në Siri dhe t’iu ndihmojë vendeve përrreth, në përballjen me fluksin e madh të refugjatëve”.
XS
SM
MD
LG