Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Bankat mund të kryejnë transaksionet iraniane


Flamuri turk

Flamuri turk

Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Caglayan, ka folur sot para gazetarëve në Stamboll rreth rifillimit të transaksioneve me Iranin, si pjesë e zbutjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj këtij shteti, të cilat pasuan marrëveshjen e arritur në bisedimet në Gjenevë.

"Banka Halkbank, e zotëruar nga shteti turk, ka vazhduar me transaksionet gjatë gjithë kohës. Për fat të keq, për shkak të presioneve amerikane bankat private e kanë pasur të pamundur, të procesojnë me transaksionet iraniane" ka thënë Caglayan.

"Tani, kur është hequr kjo barrierë, të gjitha bankat në Turqi, dhe jo vetëm Halkbank, do të mund të kryejnë transaksione të tilla”, ka përfunduar ai.
XS
SM
MD
LG