Ndërlidhjet

Ukraina pa marrëveshje me BE-në


Logo e Samitit të Vilniusit
Logo e Samitit të Vilniusit
Bisedimet mes presidentit ukrainas Viktor Yanukovych dhe liderëve të Bashkimit Evropian kanë dështuar të japin rezultate deri më të tash, në arritjen e një marrëveshjeje në minutën e fundit, rreth nënshkrimit të marrëveshjes së asocimit.

Bisedimet në këtë çështje pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, në margjinat e Samitit për Partneritet me Lindjen që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Yanukovych është takuar me liderët e BE-së mbrëmë vonë.

Ukraina, e cila pritej të nënshkruante marrëveshjen, ndryshoi mendim vetëm pak ditë para nisjes së samitit.

Arsyetim për vendimin ishte nevoja që Kievi të përforconte mardhëniet me Rusinë në vend të atyre me BE-në.

Mijëra ukrainas kanë demonustruar kundër vendimin, përgjatë protestave masive të mbajtuara gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG