Ndërlidhjet

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në zonën e kontestuar


Ishujt kontestues, Deti Lindor Kinez

Ishujt kontestues, Deti Lindor Kinez

Kina thotë se ka dërguar aeroplanët e saj ushtarakë në zonën e shpallur nga shteti kinez si zonë të mbrojtjes ajrore, mbi ishujt në Detin Lindor Kinez.

Vendimi u bë publik të enjten, pasi Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Korea Jugore thanë se kishin kryer operacione fluturimi mbi këtë zonë, pa i përfillur rregullat e reja të përcaktuara nga Kina.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, tha se disa aeroplane luftarakë kinezë kanë kryer parrullie të rregullta në zonë.

Zona përfshin një pjesë territoriale për të cilën kanë pretendime Kina, Japonia dhe Korea Jugore.

Ishujt në këtë zonë janë aktualisht nën administrim formal të Japonisë.

Japonia dhe Kina kanë pasur mardhënie të tensionuara kohëve të fundit, në lidhje me ketë mospajtim.
XS
SM
MD
LG