Ndërlidhjet

Karzai: Jo dënimit të gjuajtjes me gurë


Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se qeveria e tij nuk do të risjellë në fuqi dënimin e gjuajtjes me gurë, si masë ndëshkuese për tradhëtinë bashkëshortore.

Karzai është cituar t’i ketë thënë shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë se, “ministri i drejtësisë ka refuzuar një rikthim të tillë”.

Dënimi brutal ishtë përdorur në kohën e qeverisjes talibaneze, nga mesi i viteve të 90-ta e deri më 2001.

Më heret gjatë javës, organizata Human Rights Watch i kishtë bërë thirrje Afganistanit të mos kthente një dënim të tillë.

Në një komunikatë të lëshuar me këtë rast, HRW ishte shprehur se “është shokuese që dymbëdhjetë vjet pas rënies së qeverisjes së talibanëve, administrata e Karzait ta kthejë në fuqi dënimin e gjuajtjes me gurë”.

Grupi i kishte bërë thirrje Karzai “të dëshmonte të paktën një përkushtim bazik ndaj të drejtave të njeriut dhe ta refuzonte propozimin në fjalë”.
XS
SM
MD
LG