Ndërlidhjet

Irak: Mëse 30 të vrarë nga sulmet me bomba


Ilustrim
Ilustrim
Një mori sulmesh me bomba kanë vrarë së paku tridhjetë persona gjatë të enjtes në Irak.

Sulmi më i përgjakshëm ndodhi në Hillah, rreth 100 kilometra në jug të Bagdadit, ku u vranë nëntë persona.

Një veturë tjetër bombë la të vrarë shtatë njerëz në Naxhaf, rreth 160 kilometra në jug të Bagdadit, ndërsa nga një shpërthim tjetër në Suvajrah u vranë pesë civilë të tjerë.

Së paku nëtë persona u raportuan të vrarë edhe në Bagdad, Samarra dhe Tamijah.

Iraku është përshkuar nga një valë e re e dhunës sektare gjatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG