Ndërlidhjet

logo-print

Dyshohet se Kanadaja përgjoi një samit të G20-tës


Logo e G20-tës

Logo e G20-tës

Një raport i ri thotë se Kanadaja kishte lejuar Agjencinë Kombëtare amerikane të Sigurisë të spiunonte një samit të G20-tës të mbajtuar në Toronto në vitin 2010.

Raporti i publikuar nga Kompania e Transmetimeve Kanadeze, citon dokumente të siguara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Samiti i G20-tës i Torontos, ishte nikoqir i vendtakimit të presidentit amerikan Barack Obama dhe shumë liderëve të tjerë botërorë, të cilët kishin diskutuar rreth çështjeve ekonomike dhe mundësive të parandalimit të krizave financiare.

Raporti citon se agjencia amerikane kishte thënë se e kishte kryer spiunimin në “bashkëpunim të ngushtë” me partnerët kanadezë.

Sipas ligjeve në Kanadë, shërbimet inteligjente nuk mund të spiunojnë askënd, pa leje speciale paraprake.
XS
SM
MD
LG