Ndërlidhjet

NATO shpreh keqardhje për civilët e vrarë afganë


Logo e NATO-s
Logo e NATO-s
Forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO në Afganistan, kanë kërkuar hetim rreth një sulmi që la të vrarë një fëmijë dhe plagosi dy gra.

Misioni i NATO-s në këtë vend, përmes një komunikate, tha se “shprehte keqardhje të thellë për dëmet në civilë”, të shkaktuara nga sulmi i së enjtës në provincën jugore Helmand.

Më heret, presidenti afgan hamid Karzai kishte thënë se Shtetet e Bashkuara nuk po respektonin jetët e civilëve në këtë vend.

Karzai kishte tërhequr vërejtjen se nëse sulmet e tilla nuk ndërpriteshin, ai nuk do ta nënshkruante marrëveshjen bilaterale të sigurisë, e cila i mundëson SHBA-së të mbajë disa nga trupat e saj ushtarake në këtë vend, edhe pasi pjesa më e madhe e forcave të huaja të jenë tërhequr në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG