Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Së paku një i vrarë nga sulmi i telekomanduar


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtrët në Pakistan thonë se nga një sulm i dyshuar i telekomanduar nga forcat amerikane, është vrarë së paku një kryengritës në një zonë kufitare.

Zyrtarë të inteligjencës thonë se sulmi që ndodhi mbrëmë vonë, kishte për cak rajonin e Veziristanit Verior, i cili konsiderohet një strehë e fuqishme e militantëve të lidhur me Al-Kaidën dhe talibanët.

Politikanët pakistanezë kanë kritikuar shpesh sulmet e telekomanduara amerikane, duke thënë se ato shkelin sovranitetin e Pakistanit dhe mund të dëmtojnë civilët.

Uashingtoni i konsideron sulmet e tilla, një armë të rëndësishme në luftimin e militantëve.
XS
SM
MD
LG