Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Protesta kundër qeverisë


Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra

Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra

Së paku njëmijë protestues antiqeveritarë kanë vërshuar selinë qendore të ushtrisë tajlandeze.

Turma arriti të depërtonte brenda portës qëndrore të selisë, gjatë mëngjesit të sotëm.

Protestuesit u mblodhën edhe para zyrave të partisë në pushtet.

Kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra, i shpëtoi të enjten një vote mosbesimi në parlament, ndërsa që nga e diela, demonstruesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të japë dorëheqje.

Protesutesit thonë se qeveria e kryeministres Yingluck Shinawatra, udhëhiqet në të vërtetë nga vëllai i saj.
XS
SM
MD
LG