Ndërlidhjet

Franca propozon ligj të ri për shërbimet seksuale


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti francez do të nisë debatin rreth ligjit kontravers të prostitucionit, përmes së cilit do të dënohen ata që blejnë shërbime seksuale dhe jo ata që i ofrojnë ato, njofton DPA.

Ligji, i propozuar nga Partia Socialiste, shënon një nismë të re në përpjekjet e këtij vendi për të luftuar tregëtinë seksuale.

Aktualisht, sipas ligjeve në fuqi, subjekt për ndëshkim janë ofruesit dhe jo marrësit e shërbimeve seksuale, prandaj në rast miratimi, ligji do të shënonte një ndryshim serioz në praktikat ligjore franceze në lidhje me këtë çështje.

Me ligjin e ri parashihet që ofruesve të shërbimeve seksuale, t’iu jepet ndihmë për ndërprerjen e një veprimtarie të tillë, ndërsa kryesve të këtyre shërbimeve, të cilët janë shtetas të huaj, do t’ju ofrohet ndihmë në sigurimin e rezidencës ligjore në Francë.

Franca llogaritet të ketë deri në dyzet mijë ofrues të shërbimeve seksuale, shumica e të cilëve gra migrante.

Pritet që ligji të hidhet në votim javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG