Ndërlidhjet

BE kompleton inicialet në marrëveshjet me Gjeorgjinë e Moldavinë


Pamje nga hapja zyrtare e punimeve të Samitit të Vilniusit, 29 nëntor

Pamje nga hapja zyrtare e punimeve të Samitit të Vilniusit, 29 nëntor

Bashkimi Evropian ka përfunduar vënien e inicialeve në marrëveshjet e asocimit dhe tregëtisë së lirë, me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, gjatë një ceremonie në Samitin për Partneritet me Lindjen, që po mbahet në Vilnius.

Gjeorgjia dhe Moldavia kishin vënë inicialet e tyre gjatë ditës së djeshme.

Vënia e inicialeve është hap paraprak, por i pakthyeshëm, në formalizimin e plotë të marrëveshjeve të asocimit mes këtyre shteteve dhe BE-së.

Në qendër të samitit është përpjekja për të bindur edhe Ukrainën që të nënshkruajë marrëveshje të tilla, disa ditë pasi ky vend kishte hequr dorë papritur nga planet për nënshkrim.

Shefja për politkë të jashtme e BE-së, baronesha Catherine Ashton, ka thënë se pa marrë parasysh situatën e tanishme “dera evropiane është e hapur për Kievin”.
XS
SM
MD
LG