Ndërlidhjet

logo-print

Ndërrohet komanda në ushtrinë pakistaneze


Gjenerali, Raheel Sharif

Gjenerali, Raheel Sharif

Gjenerali Raheel Sharif ka marrë edhe formalisht komandën e Stafit të Ushtrisë Pakistaneze, një nga pozitat më të fuqishme në këtë vend.

Sharif e morri detyrën nga gjenerali, Ashfaq Kayani, gjatë një ceremonie të mbajtur të premten.

Para ngjitjes së tij në majat e ushtrisë pakistaneze, Sharif kishte shërbyer si shef i departamentit të trajnimit dhe vlerësimeve të ushtrisë.

Ndërrimi i komandës vjen në kohën e sfidave të shumëfishta për Pakistanin, përfshirë luftën kundër terrorizmit, dhënien fund misionit të NATO-s në Afganistan dhe tensioneve të vazhdueshme me Indinë për Kashmirin.

Ushtria ka qenë në krye të Pakistanit për më shumë se tridhjetë vjet, përmes grushtshteteve të ndryshme ushtarake.
XS
SM
MD
LG