Ndërlidhjet

Taxhikistan: Mbahet takimi rajonal kundër drogës


Ilustrim

Ilustrim

Në Dushanbe të Taxhikistanit është mbajtur një takim informal i autoriteteve kompetente për luftimin e tregëtisë me drogë.

Në takim kanë marrë pjesë delegacionet e Afganistanit, Kinës, Iranit, Pakistanit, Rusisë, Turqisë, SHBA-së, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Taxhikistan, njofton se pjesëmarrësit u pajtuan të punonin në krijimin e praktikave të përbashkëta për luftimin e tregëtisë me drogë në rajon, pas largimit të forcave të NATO-s nga Afganistani, në vitin 2014.

Taxhikistani është një qendër tranziti për shumë lloje drogash, të cilat synojnë tregjet botërore.

Prodhuesi kryesor i drogës në rajon, mbetet Afganistani.
XS
SM
MD
LG