Ndërlidhjet

Major: Dalja e Britanisë nga BE-ja do të ishte katastrofale


Ish-kryeministri britanik, John Major
Ish-kryeministri britanik, John Major
Dalja eventuale e Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të ishte një vendim i tmerrshëm, i cili do të kushtonte miliarda dhe do ta linte ekonominë britanike të izoluar, ka thënë ish-kryeministri britanik John Major, raporton Reuters.

Kryeministri aktual, David Cameron, ka premtuar se do të rinegociojë kushtet e anëtarësisë britanike në BE, gjatë mandatit të tij dhe se do të mbajë një referendum për qëndrimin brenda ose jashtë unionit, në vitin 2015, në rast të rizgjedhjes.

Major, i cili kishte shërbyer si kryeministër mes viteve 1990 dhe 1997, ka përkrahur përpjekjet për të rinegociuar kushtet e anëtarësisë britanike në BE, por ka thënë se qeveria duhet të jetë realiste sa i përket pritshmërive.

Në fjalimin e mbajtur sot para liderëve të biznesit, Major ka thënë se Britania do të vuante pasoja të rënda në rast se do të vendoste të largohej nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG